Agjencia Zhurnal.mk.

Sugareski tërhiqet nga Dogana dhe hyn në garë në LSDM për të qenë kandidat për kryetar të Prilepit

Shkup, 9 korrik  – U.d drejtori i Drejtorisë Doganore Goran Sugareski njoftoi këtë pasdite në profilin e tij në Fejsbuk se do të paraqesë kandidaturë në LSDM për kandidat për kryetar të komunës së Prilepit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

“Sot njoftoj se po hyj në garë demokratike për kandidat për kryetar të komunës së Prilepit në zgjedhjet lokale. Nëse fitoj besimin e anëtarëve të partisë time, jam i sigurt se si kandidat i LSDM-së, së bashku me banorët e komunës sonë të Prilepit do të arrijmë fitore të përbashkët gjithë popullore. Një fitore me të cilën do të jemi krenarë. Pse po e bëj këtë tani, disa muaj para zgjedhjeve lokale? Sepse mendoj se një qyteti hero i ngjanë të jetë shembull dhe paralajmërues i shkalle të re në zhvillimin demokratik. Unë kam kaluar gjithë karrierën time politike deri më tani si “fajter” politik, por që nuk kam dhënë asnjë goditje nën brez. Prandaj, mendoj se është e vetmja gjë e saktë dhe korrekte politikisht në fund të mandatit 6-mujor të u.d drejtor të ndalojë kryerjen e detyrës publike në Drejtorinë Doganore”, shkroi Sugareski.

Në statusin e Fejsbuk, Sugareski shkruan se nuk dëshiron të lërë as dyshimin më të vogël se do të abuzojë me pjesëmarrjen e tij në pushtetin ekzekutiv në asnjë mënyrë për të ndikuar në procedurën e zgjedhjes së një kandidati për kryetar komune. 

Related posts

Sela takohet me Ambasadorin e Francës: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në fokus të bisedimeve

D V

“Gratë në media” në fokus të Festivalit të pestë mediatk Shkup

D V

UT me marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Kiobiologjisë dhe Teknologjive Ushqimore të Bullgarisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More