Agjencia Zhurnal.mk.

Suedia në epërsi ndaj Kosovës pas 45 minutave të para

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror, po de të jetë e luftuar në këtë fillim.

Suedia rrezikoi e para me Alexander Isak dhe Emili Forsgerb, por Aro Muriq ishte në vend.

Kosova u kundërpërgjigj me një goditje të fuqishme të Elbasan Rashanit në minutën e 18-të, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 22-të, Viktor Claersson gjendet më së miri në zonë, ndërsa topi preket me dorë nga njëri prej mbrojtësve tanë.

Pas shumë minutash dhe shikimit të VAR, gjyqtari italian Marco di Bello gjykoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Emili Forsberg shënoi për 1-0 në minutën e 29-të.

Vetëm dy minuta më pas fati ishe me ne, pasi goditja e Ludwig Augustinsson u ndal nga shtylla.

Në minutën e 38-të, Kosova kërkoi penallti, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendime.

Në minutën e 41-të, ishte Dejan Kulusevski ai që provoi me një goditje nga distanca, por mbi portë.

Kosova kishte dy gjysmëraste, por mbrojtja suedeze spastroi shpejt zonën.

Një gabim i Mërgim Vojovdës ka mundur t’i kushtojë Kosovës, por gjuajtja e suedezëve shkoi mbi portë.

Related posts

ASH: Regjimi LSDM-BDI nuk do të mbijetojë

D V

Trajanov paralajmëron: Disa parti që tani janë me LSDM-në mund t’i bashkëngjiten VMRO-së

I Z

Maqedoni e V.: Doza e tretë e vaksinave për të gjitha moshat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More