Agjencia Zhurnal.mk.

Studimi në Wuhan sugjeron se antitrupat e COVID-19 mund të ndalojnë përsëritjen e infektimit për të paktën 9 muaj

Afro 40 për qind e pacientëve me COVID-19 në Wuhan, kryeqendër e provincës Hubei të Kinës Qendrore, kanë antitrupa që mund të ofrojnë mbrojtje kundër përsëritjes së infektimit me këtë virus për të paktën 9 muaj, thuhet në një artikull të publikuar në revistën mjekësore “The Lancet” këtë javë.

 

Sipas këtij studimi, përqindja e rishikuar e rasteve të COVID-19 në qytetin më të goditur nga ky virus në fillim të vitit të kaluar ishte vetëm 6.9 %, çka tregon se vetëm një pjesë e vogël e banorëve të tij ishte infektuar pas shpërthimit të epidemisë.

“Vlerësimi i përqindjes së popullsisë së prekur nga COVID-19 dhe që është e imunizuar, është shumë i rëndësishëm për përcaktimin e strategjive efektive të parandalimit e kontrollit, për të ulur gjasat e ringjallërimit të pandemisë në të ardhmen,” tha Wang Chen, autori kryesor i artikullit dhe presidenti i Akademisë së Shkencave Mjekësore të Kinës dhe i Kolegjit Mjekësor “Bashkimi” të Pekinit.

Në sondazhin e parë afatgjatë të seroprevalencës në Wuhan, u testuan antitrupat e COVID-19 në mbi 9 500 banorë që jetojnë në të 13 distriktet e qytetit pas hapjes së tij në fillim të prillit të vitit 2020. Testimet e mostrave të gjakut u kryen në qershor dhe në tetor-dhjetor për të ekzaminuar nëse ishin të pranishëm antitrupat.

Studimet e mëparshme në shumë vende kanë treguar se numri i të prekurve nga COVID-19, siç vlerësohet nga përqindja pozitive e antitrupave në serum, është më i lartë sesa rastet aktuale të infektimit. Studimi i ri tregon se kjo mund të jetë shkaktuar kryesisht nga fakti që shumica e personave të infektuar ishin asimptomatikë ose nuk u testuan a trajtuan, pasi infektimet ishte të lehta.

Përveç kësaj, në këtë studim nivelet e antitrupave në pacientët asimptomatikë është zbuluar që janë më të ulëta se në pacientët e konfirmuar dhe rastet simptomatike. Këto rezultate mund të ndihmojnë në parandalimin e infektimeve të COVID-19 në të ardhmen, u shpreh bashkautori i artikullit Ren Lili, nga Instituti i Biologjisë Patogjene të Akademisë së Shkencës Mjekësore të Kinës dhe Kolegji Mjekësor “Bashkimi” i Pekinit.

“Dihet pak mbi qëndrueshmërinë e reagimeve imune kundër COVID-19 për një periudhë të gjatë. Në studimin tonë zbuluam se antitrupat kundër virusit të pjesëmarrësve zgjatin për të paktën nëntë muaj. Gjëja më e rëndësishme është që zbuluam se titrat e antitrupave neutralizues qëndruan për të paktën nëntë muaj,” tha Ren.

Ndër studiuesit që morën pjesë në këtë studim përfshihen disa nga Qendra e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve e Wuhan-it dhe Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ata thanë se njohja e seroprevalences dhe e ndryshimit të niveleve të antitrupave në Wuhan mund të ndihmojë në marrjen e informacionit lidhur me strategjitë e vaksinimit. Zbulimet e tyre tregojnë se vaksinimi masiv është i nevojshëm për të parandaluar rilindjen e ardhme të virusit.

Ky studim “nënvizon arritjet e jashtëzakonshme të sistemit të shëndetit publik kinez në kontrollin e shpërthimit të COVID-19 në Wuhan në kohën kur testimi, gjurmimi dhe burimet mjekësore ishin më pak të zhvilluara,” Richard Strugnell, një ekspert i njohur në mikrobiologji e imunologji nga Instituti “Doherty” i Australisë, shkroi në një artikull shoqërues në revistë, duke komentuar zbulimet e fundit të grupit kinez.

“Është një gur themelor i rëndësishëm në përshkrimin e infeksioneve të SARS-CoV-2 dhe kuptimin e imunitetit në këtë pandemi,”tha Strugnell.

Related posts

Irani e konsideron shaka donacionin e jugkoreanëve me maska

D V

Dodik sërish kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska

D V

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Bullgari, fituese shpallet partia “Ka një popull të tillë”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More