Agjencia Zhurnal.mk.

Studentët e aktrimit të UT-së u mirëpritën në Festivalin e teatrove “Uskanafest” në Kërçovë

Tetovë, 6 dhjetor – Studentët e aktrimit të Fakultetit të Arteve – Artet Dramatike dhe Audiovizuale, më 2 dhjetor 2023 (e shtunë), me shfaqjen “Budallenjtë” e përfaqësuan Universitetin e Tetovës në Festivalin e Teatrove “Uskanafest” në Kërçovë, festival që u mbajt prej 1 deri më 5 dhjetor 2023.

Publiku kërçovar е mirëpriti me duartrokitje komedinë “Budallenjtë” nga Neil Simon, shfaqje kjo e provimit të vitit të tretë të klasës së aktrimit e udhëhequr nga Prof. Inord. Kushtrim Bekteshi, ku luajnë studentët Edmond Sadiki, Besian Sulejmani, Elton Tahiri, Plumb Beadini, Jurgen Liçkollari dhe Albrim Kryeziu, si dhe aktoret mysafire, Arta Zejneli dhe Sheqerije Ilazi. Në këtë ngjarje kulturore ishte prezent edhe dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli.

Organizatorët e festivalit ndanë mirënjohje për pjesëmarrje në këtë festival, për gjithë ekipin realizues të shfaqjes “Budallenjtë”, dekanin e Fakultetit të Arteve dhe një mirënjohje për programin studimor të Arteve Dramatike dhe Audiovizuale i Fakultetit të Arteve. 

Related posts

Regjisori i “Titanikut” zbuloi pse kishte punësuar aktorë shtatshkurtër në xhirimet e filmit

D V

Jeta pranë një porti në rezidencat premium, zbuloni risitë që sjell Vlora Marina

V.E.

Një film i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë fatkeqësie në Suedi, është aktualisht filmi më i shikuar në Netlix

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy