Agjencia Zhurnal.mk.

Struga kërkon viti shkollor të fillojë më 20 shtator

Strugë, 31 gusht – Komuna e Strugës kërkon gna Qeveria që të prolongohet fillimi i vitit shkollor në këtë komunë, informon Zhurnal.

 

Këshilli i komunës ka vlerësuar se gjendja është më e rëndë se vitin e kaluar, dhe kanë ardhur në përfundim se nevojitet fillimi i vitit shkollor të shtyhet së paku për 20 ditë dhe të fillojë më 20 shtator.

“Nga këto arsye, lidhur me gjendjen epidemiologjike në Strugë, dhe kushtet momentale organizative në shkollë, me çka nëse vijnë në mësim nxënësit do të ishin në kontakt të vazhdueshëm, veçanërisht në pushimin e gjatë ata shoqërohen, blejnë ushqim dhe nxënësit nga vendet rurale shfrytëzojnë transportin, me çka do të ndikonte negativisht në shëndetin e tyre dhe shëndetin e kuadrit mësimor”, thonë nga komuna e Strugës.

Nga komuna kërkojnë se sipas informatave të mara, çdo ditë nga testimet, çdo i katërti del pozitiv me covid, ndërsa dje janë hospitalizuar 35 persona në Strugë.//Zhurnal.mk

Related posts

Të premten do të ndodh eklipsi më i gjatë hënor në 500 vitet e fundit

D V

“Open Ballkan ID” për qasje të lirë në tregun e punës dhe lehtësim të tregtisë në Ballkanin Perëndimor

Redaksia

Mjeku Mehmedoviq: Nxënësit duhet të kthehen në mësim online, 37% të vaksinuar janë shumë pak

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More