Kevin Strootman nuk do të jetë pjesë e planeve të Marseille për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit i kanë bërë të qartë se ai duhet të kërkojë një skuadër të re, në mënyrë që të lirojë vend për prurje të reja në skuadër.
Sezonin që lamë pas Strootman ishte i huazuar te skuadra e Cagliarit, por as aty nuk arriti të performojë kënaqshëm për t’i bindur drejtuesit që ta vazhdojnë bashkëpunimin me të.
Huazimi i tij përfundon në fund të këtij muaji, por me gjasë rikthimi i tij në Francë do të jetë i përkohshëm, pasi për të interesohet Hellas Verona.
Vlera aktuale e holandezit në treg është diku rreth 1.5 milionë, por ish-kampionët e Francës mund ta shesin edhe më lirë.