Agjencia Zhurnal.mk.

Strazha, Preseka dhe aksi Mavrovë – Dibër edhe më tej të ndaluara për qarkullimin e kamionëve

Shkup, 6 mars – Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës që dje pasdite është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve transportuese në aksin Presekë dhe në akset rrugore Gostivar – Strazhë dhe Mavrovë – Dibër.

Siç kumtoi LAMM, për shkak të borës që po mbetet në rrugë, në aksin rajonal Tetovë – Kodra e Diellit është i obligueshëm përdorimi i pajisjeve të dimirit.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht  të lagështa. Në viset më të larta ka borë të qullët në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë në pjesët perëndimore të shtetit bie borë ndërsa në pjesët e tjera shi.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje  të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

OEMV kërkon ndryshim të ligjit për marrdhënie pune përmes debatit

Z.H

Fuere: “BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut”

D V

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More