Agjencia Zhurnal.mk.

Stratum: LSDM para VMRO-DPMNE-së, BDI gati barazohet me koalicionin ASH-AAA

Shkup, 10 tetor – Nëse nesër mbahen zgjedhjet lokale, përqindja më e madhe e qytetarëve do të votonte për LSDM-në, tregoi hulumtimi për disponimin e qytetarëve, të zbatuar nga ana e agjencisë “Stratum RiD” në javën e fundit të shtatorit dhe javën e parë të tetorit.

Sipas rezultateve, 26,1 për qind nga qytetarët e përfshirë me hulumtimin, janë prononcuar se do të votonin për LSDM-në, ndërsa 23,8 për qind për VMRO-DPMNE-në.

Për Bashkimin Demokratik për Integrim do të votonin 11,64 për qind, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën 11,49 për qind. Për Lëvizjen BESA do të votonin 2,87 për qind. Përkrahje për kandidatët e pavarur do të jepnin 11,2 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 14,3 për qind janë prononcuar se nuk do të votojnë, ndërsa 8,7 për qind se nuk dinë nëse do të dalin në votim.

Në pyetjen “Çfarë janë pritjet financiare në amvisërinë e Juaj gjatë 12 muajve të ardhshme”, pothuaj tek një e katërta e të anketuarve pritjet janë përmirësuar, ndërsa të gjysma kanë mbetur të njëjta. Një e gjashta e popullatës ndjehet financiarisht më e dobët se më herët, por, kjo përqindje, siç njoftojnë nga Agjencia, 18 muaj pas valës së parë të pandemisë, ndjehet nga pak e pasigurtë, respektivisht me dallim të konsiderushëm statistikor prej mbi 5 për qind.

Pjesa më e madhe e të anketuarve e vlerëson gjendjen financiare në amvisëri si mjaftë të përmirësuar dhe janë të gatshëm të blejnë të mira të përhershme, siç janë teknika e bardhë, moblije, automobil…

Lidhur me pritjet për atë nëse do të rriten ose jo çmimet në 12 muajt e ardhshëm, shënohet rritje te qytetarët, të cilët konsiderojnë se çmimet do të rriten, si dhe rënie të numrit të qytetarëve të cilët nga korriku i vitit 2020 deri tani kanë konsideruar se çmimet do të mbeten të njëjta ose do të ulen.

Related posts

Analizë/A janë mbushur me mend terroristët, apo do të provojnë sulme të reja në Kosovë?

I Z

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në INK Idriozvë pas pretendimeve të personave të dënuar Toni Denkovski dhe Janko Janevski për kanosje, reket dhe ryshfet

D V

AlternAtivA-Lëvizja BESA-Lëvizja Demokratike: Kosova sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!