Agjencia Zhurnal.mk.

Strakosha drejt Anglisë, Lazio e zëvendëson me portierin e kombëtares

Thomas Strakosha e ka marrë vendimin për të ardhmen: ai do të largohet me parametra zero nga Lazio në qershor. “Gardiani” shqiptar e ka humbur postin e titullarit kundrejt spanjollit Pepe Reina.

26-vjeçari, i cili ka veshur 18 herë fanellën e kombëtares kuqezi dhe këtë sezon numëron vetëm 810 minuta aktivizim në kampionat, ka refuzuar propozimet për rinovim dhe po studion me qetësi ofertat që ka marrë.

Drejtuesit e Lazios janë dorëzuar në lidhje me rinovimin dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Strakoshës. TMW raporton se Igli Tare ka zgjedhur David Ospina, i cili po luan sezonin e fundit me Napolin.

Portieri kolumbian (121 ndeshje me kombëtaren latine) ka një eksperiencë të madhe mes shtyllave, teksa për Strakoshën ka interesim nga klube të tjera të Serie A dhe Premier League. Watford ka nisur bisedimet me agjentin e tij, por akordi varet nga qëndrimi i ekipit ishullor në Premier League.

Related posts

Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për Bruno Guimaraes

D V

Zyrtare: Chelsea njofton se Pochettino do të jetë trajner i ri

D V

Juventusi insiston sërish për transferimin e Rodrigo de Paul

D V