Vendet perëndimore duhet të përgatiten për luftë afatgjate të lodhjes në Ukrainë, paralajmëroi sot në Uashington sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin amerikan, Xhozef Bajden.
“Duhet të jemi të gatshëm në afat gjatë. Pasi ajo që e shohim është se kjo luftë tani u bë luftë e lodhjes”, deklaroi Stolltenberg.