Agjencia Zhurnal.mk.

Stoltenberg: Përdorimi i armës bërthamore nga ana e Rusisë është i papranueshëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se çdo përdorim i armës bërthamore është i papranueshëm dhe nëse Rusia i përdor, kjo do të ketë pasoja serioze.

 

“Çdo përdorim i armës bërthamore është absolutisht i papranueshëm, kjo tërësisht do ta ndryshojë natyrën e konfliktit, ndërsa Rusia duhet të dijë se në luftën bërthamore nuk mund të fitohet dhe se lufta e tillë asnjëherë nuk guxon të zhvillohet”, tha Stoltenberg.

“Kur sërish shohim një retorikë të tillë bërthamore nga Rusia, nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kjo është diçka që duhet ta kuptojmë seriozisht dhe prandaj japim mesazh të qartë se kjo do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, thotë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike.

Related posts

Kina fillon manovra ushtarake rreth ishullit të Tajvanit si reagim ndaj vizitës së Pelosit

Xh M

Kufizime energjie elektrike për miliona ukrainas

Xh M

Përkthyesi që ndihmoi në shpëtimin e Joe Biden në vitin 2008 largohet nga Afganistani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More