Agjencia Zhurnal.mk.

Stoltenberg: Ndihmojini Ukrainës, sepse nëse fiton Rusia, do të paguajmë çmim të lartë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot i bëri thirrje anëtarëve të Aleancës që të vazhdojnë t’i ndihmojnë Ukrainën, sepse nëse i lejohet Rusisë të fitojë, të gjithë do të paguajnë një çmim të lartë.

 

“Nëse lejojmë që Putinin të fitojë, të gjithë do të duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë. Regjimet autoritare në mbarë botën do të mësojnë se mund të arrijnë atë që duan me forcë brutale”, tha Stoltenberg në  seancën e Asamblesë parlamentare të Aleancës, që mbahet në Madrid.

Ai, gjithashtu theksoi se aleatët në NATO duhet të jenë të gatshëm për ta mbështetur Ukrainën në afat të gjatë.

“Po, e di që kjo mbështetje ka çmim. Në vendet tona, shumë njerëz po përballen me krizën e kostos së jetesës. Faturat e energjisë dhe ushqimit po rriten. Këto janë kohë të vështira për shumë njerëz”, theksoi Stoltenberg, thuhet në kumtesën e  NATO-s.

Ai shtoi se çmimi i paguar nga aleatët e NATO-s matet me para, ndërsa ukrainasit e paguajnë me gjak.

Stoltenberg pret që aleatët të rrisin buxhetet e mbrojtjes sepse, siç tha ai, “dy për qind e BPV-së për investimet në mbrojtje duhet të konsiderohen si kufiri më i ulët dhe jo i sipërm i buxhetit”.

“Pres se edhe pse mund të respektohet ky dy për qind, ai do të respektohet më shumë si një kufi më i ulët sesa si një tavan për shpenzimet e mbrojtjes”, tha Stoltenberg.

Related posts

Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia po fokusohet në ruajtjen e kontrollit në Donetsk dhe Luhansk

D V

Afrika e Jugut bën thirrje që Izraeli të shpallet ‘shtet aparteidi’ për shkeljet ndaj Palestinës

Xh M

Katër të vrarë nga sulmuesi me thikë në spitalin e Shangai

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More