Agjencia Zhurnal.mk.

Stojanovski: Pushteti i refuzoi propozim zgjidhjet e VMRO-DPMNE-së për përballje me krizën

Pas vonesës prej dy orë e gjysmë të mbledhjes së sotme të 91-të plenare kolegët nga koalicioni në pushtet nuk votoi për rendin e ditës dhe i refuzuan propozim-ligjet tona të cilat janë pjesë e pakos së masave të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për përballje me krizën. Këto janë zgjidhjet tona ligjore me të cilat me të vërtetë do të ndihmoheshin qytetarët dhe ekonomia në kohë të inflacionit, në krizë të rëndë ekonomike, sociale dhe energjetike e cila sundon tashmë një periudhë të gjatë.

 

Këtë sot e deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili theksoi se deputetët nga shumica sot sërish e refuzuan propozimin e tyre për rritje të mjeteve për shujtë të subvencionuar për studentët prej 120 në 160 denarë.

Propozim-ligji i katërt të cilin shumica sot e refuzoi, siç tha ai, është Ligji për të ardhura personale, në pajtim me shtyrjen e tatimit progresiv për çka ne themi se nuk është koha fare.

Sipas Stojanovskit, pushteti në vend se t’u ndihmojë qytetarëve dhe ekonomisë, refuzon t’i dëgjojë nevojat, kërkesat dhe problemet e qytetarëve.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni i dërgon porosi të fuqishme pushtetit se nuk do të heqë dorë nga angazhimet dhe lufta për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe se do të vazhdojë të propozojë zgjidhje ligjore të cilat do të thonë lehtësim i qytetarëve në luftën e përditshme me problemet”, tha Stojanoski

Related posts

Kush do të trokasë i pari në derën e VMRO-së, Bilall Kasami apo Teuta Arifi ?

Redaksia

Kasami: “Besoj fuqishëm! Fitojmë Tetovën, Zhelinën, Tearcën, Bogovinën edhe Gostivarin”

D V

Takimi Xhaferi – Savada: Largësia gjeografike nuk është pengesë për bashkëpunim më të afërt

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More