Agjencia Zhurnal.mk.

Stojanovska – Panovska në vend të Ramçiloviq, verifikohet mandati i saj

Shkup, 24 Janar – Profesoresha në shkollën e mesme Daniella Stojanovska – Panovska e LSDM-së është deputete e re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mandati i së cilës u verifikua në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 99-të.

Stojanovska – Panovska, e cila ishte në radhë në listën e LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore 3, vjen në vendin e deputetit Zeqir Ramçiloviqit, i cili është emëruar ambasador në Mal të Zi. Mandati deputetes së re i është konstatuar në seancën e sotme të 67-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Deputetët në kuadër të kësaj seance do të diskutojnë edhe për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative që i zbaton Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Marrëveshja me FRONTEKS-in).

Në rend dite është edhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim për vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë ( maj të vitit 2023 deri në nëntor vitit 2023), Projektligji për inspektimin financiar në sektorin publik.

Në rend dite janë edhe disa kërkesa për interpretim autentik të neneve të ligjeve.

Related posts

Giresse: Mëkat që humbëm shumë raste, do të analizojmë disa nga lojtarët që kemi ftuar në këto miqësore

Redaksia

BE vështirë të pranojë shtetet që ende kanë probleme me qentë endacak!

I.A

DASH thirrje Brukselit: Hapni sa më shpejt bisedimet me Tiranën e Shkupin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More