Agjencia Zhurnal.mk.

Stina e pranverës, rritet numri i personave me alergji e grip sezonal

Shkup, 2 Prill – Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike si dhe përhapjen e viruseve sezonale, thotë  mjekja Ferihane Bajrami. Ajo  njëherit potencon se është rritur numri i të sëmurëve me grip sezonal, sidomos tek mosha më e re tek fëmijet, poashtu edhe tek personat me alergji simptomatike sidomos alergji në polen.

“Në këtë kohë kemi një  numër mesatarisht të rritur të të sëmurëve me grip sezonal. Sa I përket simptomavetë cilat paraqiten janë temperatura të larta, rinite faringite, te disa hasim edhe simptome gastrointensinale dhe respiratore si pneumoni bronholite. Mosha zakonisht është parashkollore dhe shkollore. Në këtë periudhë kemi rritje të numrit të madh të pacientëve që janë me alergji simptomatike gjegjësisht alergji në polen këto zakonisht manifestohen me rinorea, kollitje, obstruksione nga më të lehtat deri më të rënda të cilat shpeshherë kërkojnë edhe përdorim të terapisë më serioze antibiotikë, antihistaminic, inhalime.”, tha mjekja Ferihane Bajrami.

Në këtë periudhë të pranverës simptomet e virusit sezonal janë të ngjashme më simptomet e virusit korona, andaj mjekja Bajrami thotë që nuk duhet të hutohemi por t’i marrim gjërat më shtruar, sepse është ulur numri i personave të infektuar me Covid 19.

“Ju kisha rekomanduar që most ë bëjnë panikë mos të hutohen se zakonisht kanë ekzistuar dhe prap ekzistojnë viruset sezonale kështu që vetëm me terapi orale simptomatike kalon gjithcka.”, tha Bajrami.

Mjekët thonë se gjatë kësaj stine trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht, çdo gjë fillon me rilindjen e stinës si lodhje, apati, dhimbje koke ose mungesë oreksi. Njëherit rekomandon  qytetarët ti  shmangin ambientet e mbyllura, të shëtsisin  në natyrë dhe të përdorin ushqim të shëndetshëm me vitamina e minerale.

Related posts

Kuleba: Maqedonia e Veriut është mik i mirë i Ukrainës, na ka ndihmuar shumë

D V

Gjendja e rrugëve

D V

Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy