Agjencia Zhurnal.mk.

Stimulim financiar për mjekët amë nëse mbi 70 për qind e pacientëve të tyre vaksinohen

Shkup, 27 nëntor – Kemi bërë kërkime gjatë dy tre ditëve të fundit dhe do të propozojmë një masë të re deri te qeveria dhe ajo është nxitja e posaçme për mjekët amë. Ose mjekët amë të jenë të stimuluar financiarisht kur do ta tejkalojnë 70 për qind të vaksinimit nga numri total i pacientëve që të shpërblehen me 30 denarë në pacient nga numri total që janë regjistruar tek ta. Ka edhe disa aspekte që duhet këtu të shqyrtohen, por mendoj se ai është propozimi që do të veprojmë të martën para qeverisë, ka thënë sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ka theksuar se për masat paraprake kanë diskutuar në seancën e qeverisë.

“Jam i vetëdijshëm se këto janë një nga masat më të vështira për shkak se prekin në një sferë ku deri tani nuk kemi pasur masa, ato janë marrëdhëniet e punës, vendi i punës, por kemi konkluduar se duhet të hulumtojmë në mënyrë shtesë dhe të shohim a do të ketë masa të njëjta që nuk do të jenë aq serioze, të cenojnë ndonjë vend pune dhe nga ana tjetër do të jenë stimulim për vaksinim dhe në këtë drejtim kemi punuar intensivisht”, ka thënë Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas deklaratës para Qendrës urgjente klinike.

Lidhur me llojin e ri, ai ka thënë se ende është herët të thuhet saktë, bëhet fjalë për mutacionin e ri të virusit “Omikron” që ka mutacione të shumta dhe tani këtu është dyshimi dhe mund të jetë më transmetues se sa të gjitha mutacionet e tashme.

“Por kishim edhe shumë mutacione tjera që nuk janë përhapur deri tani. Kishte edhe skenarë tjera- lloji delta që me të vërtetë kudo u përhap. Do t’i shqyrtojmë të gjitha këto të hënën në takimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse”, ka thënë Filipçe. 

Related posts

Marshi protestues i punonjësve mediatik për përmbajtje cilësore gazetareske dhe paga dinjitoze

Z.H

Qeveria ndanë 615 milion euro për amortizimin e goditjeve të çmimeve

Z.H

Petkov paralajmëron fillim të ri në zhvillimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More