Agjencia Zhurnal.mk.

Stërvitja e Forcave të Armatosura, ambasada amerikane: Vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah

Zyrtari i Lartë dhe Atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën amerikane në Tiranë, David Millner, shefi i Zyrës së Bashkëpunimit në Mbrojtje, Erol Munir dhe zëvendësshefi London Nagai, ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, gjeneral major Bajram Begaj, morën sot pjesë në një stërvitje dhe garë aftësish ushtarake.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada amerikane në Tiranë, sipas së cilës, Forcat Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan skuadrat e Forcave Speciale Shqiptare përmes stërvitjeve të ndryshme. “Ky ishte aktiviteti përmbyllës, pasi ushtarët nga Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë (SOCEUR) kanë stërvitur Forcat Speciale Shqiptare përgjatë gjithë muajit korrik. Forcat amerikane kanë stërvitur ushtarakët e Forcave Speciale Shqiptare në fusha të shumta specializimi, duke përfshirë aftësitë në qitje, mjekësi dhe komunikim”, theksoi Ambasada amerikane.

“Ky ishte trajnimi i parë nga Forcat Speciale Amerikane që u zhvillua në Shqipëri që nga viti 2017 dhe tregoi se megjithëse Defender Europe 21 ka mbaruar, ne vazhdojmë të stërvitemi së bashku, të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë krah për krah, gjithmonë”, përfundon Ambasada amerikane.

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy