Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj ndeshjet e xhiros së 15-të do të zhvillohet në mesjavë.
Në kuadër të kësaj jave spikat derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita, i cili do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, shkruan Sheshi.info
Analisti i futbollit kosovar, Faruk Statovci në emisionin “Kampionët” në Kanal 10 ka folur për derbin më të zjarrtë në Kosovë.
Statovci ka thënë haptas që është tifoz i Dritës dhe se dëshiron që Drita të triumfoi në derbin e të mërkurës.
“Të dy ekipet kanë futbollistë cilësore brenda ekipit, do të luhet një derbi i mirë ndonëse jo në kushte të përshtatshme për lojë qysh kemi ne dëshirë ta shohim. Do të jetë një ndeshje e cila sjellë kënaqësi edhe unë do jem i pranishëm në atë ndeshje.
‘Kam dëshirë me fitu Drita në derbi, e kush e fiton nuk e di. Unë jam tifoz i Dritës dhe nuk e fshehi asnjëherë”, tha Statovci.