Agjencia Zhurnal.mk.

Starton xhiron e pestë me dy ndeshje, nxehtë në Suharekë dhe Malishevë

Padyshim që ndeshja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, mes Ballkanit dhe Llapit.

Do të jetë një sfidë shumë interesante ku dy ekipet kërkojnë maksimumin e pikëve.

Vendasit kanë grumbulluar tetë pikë pas katër xhirove dhe duan fitore për të kaluar në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër Llapi nuk i ka aspak punët mirë, pasi ka vetëm dy pikë në katër javët e para dhe është në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Raporti – Java XIV: Ballkani – Llapi 1-1 – Official Site Llapi Football Club

Duke parë rëndësinë e pikëve dhe rivalitetin që kanë krijuar kohëve të fundit këto dy ekipe, atëherë takimi në Suharekë pritet të jetë shumë i nxehtë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Malishevë me fillim nga ora 16:00.

Debutuesit në BKT Superligë, Malisheva do ta pres Feronikelin që është këndellur në dy xhirot e fundit.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve dhe përballja e tyre në Malishevë pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen të dyja me fillim nga ora 16:00.

Related posts

Nga dita e Enjte cikloni përfshinë vendin tonë, sjellë shi, erë dhe borë

Xh M

Llukarevska: Nuk ka zgjedhje, prioritet për ne është standardi jetësor i qytetarëve

Z.H

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Trepça ‘89 — Ballkani

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More