Agjencia Zhurnal.mk.

Starti si në ëndrra i Kreshnik Ukës këtë sezon, gjashtë golat e tij e bëjnë Drenicën lider në BKT Superligë

Drenica është kthyer të fitorja, duke e mposhtur Feronikelin me rezultat 4-0, në kuadër të javës së nëntë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra kuqezi ka funksionuar shumë mirë në këtë fillim kampionati, duke marr 17 pikë, që e mbajnë në vendin e parë.

Pa dyshim që secili futbollistë po jep maksimumin në këtë rezultate, por njëri prej tyre është dalluar më shumë.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Kreshnik Uka, i cili ka gjetur rrjetën plot gjashtë herë këtë sezon, më shumë se çdo lojtarë tjerët, shkruan Telegrafi.

Forma e Ukës filloi në javën e katërt, kur shënoi golin e fitores ndaj Ulpianës, ndeshja që u mbyll 1-0.

Uka shënoi edhe në gjiron e gjashtë, në barazimin 1-1 ndaj Llapit.

Sulmuesi nuk u ndal me kaq, pasi shënoi dy herë në ndeshje që Drenica e humbi 3-2 me Ballkanin, duke shkuar në atë kohë në kuotën e katër golave.

Edhe pas pauzës së kombëtareve, këmbëshpejti nuk e humbi formën e tij, por vetëm e ka rritur, duke tund dhe sot rrjetën dy herë në fitoren 4-0 ndaj Feronikelit.

Të kujtojmë që Kreshnik Uka luan te Drenica si huazim nga Prishtina.

Sulmuesi deri më tani ka shënuar një gol më pak se e gjithë skuadra e Dritës (7), ndërsa gola se e gjithë skuadra e Dukagjinit (6).

Ai ka shënuar i vetëm gola më shumë se e gjithë skuadra e Feronikelit (5) dhe Llapit (4).

Related posts

Talenti i madh i Gjilanit bën hapin e madh në karrierë, transferohet në futbollin evropian

Redaksia

Moti sot me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut dhe borës

Z.H

Më 28 dhe 29 korrik në Shkup mbahet takim Zaev, Rama dhe Vuçiç

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More