Agjencia Zhurnal.mk.

Staroviq: Vuçiq dhe Selakoviq kanë udhëtuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme

Sekretari i Ministrisë për Punë të Jashtme në Serbi, Nemanja Staroviq, ka thënë se delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, tashmë ka udhëtuar për në Nju Jork para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,. Staroviq tha se presidenti serb, ndër të tjera, do të flasë për qëndrimet parimore të Serbisë.

 

“Serbia është e pranishme në nivelin më të lartë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikola Selakoviq kanë udhëtuar tashmë në Nju Jork. Atyre iu bashkua edhe Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në ShBA dhe realisht sot po fillojnë me një sërë takimesh”, tha Staroviq.

Ai vuri në dukje se në dhjetë vitet e fundit nuk ka pasur kurrë më shumë interes për takime me presidentin dhe delegacionin e Serbisë sesa këtë vit, dhe tregoi se Aleksandar Vuçiq do të mbaj fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën pasdite, raporton Danas.rs, transmeton Klankosova.tv.

Staroviq ka vlerësuar se Vuçiq në Nju Jork do të flasë për qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë, nevojën për ruajtjen e atyre postulateve themelore të së drejtës publike ndërkombëtare dhe për gjithçka që e bën politikën e jashtme të Serbisë “konstruktive dhe parimore”.

“Të gjithë e dinë, kur është fjala për Republikën e Serbisë, cilat janë parimet me të cilat udhëhiqemi dhe çfarë mund të pritet nga ne. Nga ana tjetër, për të gjithë është e qartë se ne nuk mund të heqim dorë nga qëndrimet tona, se nuk do të heqim dorë nga interesat tona supreme kombëtare dhe se do të mbrojmë fjalë për fjalë të drejtën publike ndërkombëtare”, theksoi Staroviq.

Related posts

Abuzimi i fëmijëve: Dorëhiqet kardinali gjerman

Redaksia

“Burri me nëntë shpirtra”: Rrëfimi për britanikun që u shërua ‘mrekullisht’ pas nëntë ditësh në koma për shkak të Covid-19

D V

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More