Agjencia Zhurnal.mk.

Stano reagon ndaj Greqisë për çështjen Beleri: Mos krijoni krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe!

Bashkimi Evropian nuk ndërhyn në mosmarrëveshjet dypalëshe, pasi ai ka besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok duke zbatuar parimet dhe rregullat. Deklarata vjen nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, pas komentit të gazetares Joulia Velissaratou, sipas së cilës qeveria greke e kishte bërë të qartë se do të bllokonte rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, pasi kryetari i ri i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ishte ende në burg, sipas OpenNews.Gr.

”Në këtë rast zbatohet ligji. Ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë mosmarrëveshje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit”, theksoi Stano.

Axhenda e mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të martën, që përgatit Samitin e BE-së më 14 dhe 15 dhjetor, përfshin zgjerimin e BE-së dhe progresin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA.

Sipas draftkonkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre.

Negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen kushtet e kërkuara.

Related posts

Bregu: Amnistia, në burgje i kishin bërë valixhet gati

Xh M

Nga BERZH 99 mln euro për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Xh M

Stërvitje ushtarake në Korçë! Këmbësoria e jugut është pjesë e gatishmërisë së NATO dhe BE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy