Agjencia Zhurnal.mk.

“Standard dhe Purs” e uli rejtingun e Rusisë

Agjencia për Rejting të Kredive “Standard dhe Purs” e uli vlerësimin për aftësinë e Rusisë që ta paguajë borxhin e jashtëm.

 

Analistët nga agjencia besojnë se Rusia sipas gjitha gjasave do të përballet me bankrot – për herë të parë pas revolucionit në vitin 1917.

Agjencia dje e uli vlerësimin për Rusinë të “standardit të zgjedhjes” pasi Moska u dakordua që ta paguajë borxhin e saj të jashtëm në rubla në vend se në dollarë.

Sipas Agjencisë, sanksionet e mëtutjeshme të planifikuara të cilat do t’i vendosen vendit do ta pengojnë “vullnetin dhe aftësinë teknike të Rusisë që t’i përmbushë kushtet e detyrimeve drejtë kreditueseve të jashtëm”.

Rejtingun më të ulët që e jep “Standard dhe Purs” nënkupton se vendi ka mundësi të mëdha për pagesë të kësteve nga borxhe të ndryshme, që i detyron kreditorët që të paguajnë norma më të larta të interesit gjatë kreditimit të këtij vendi.

Related posts

Deputeti shqiptar nga Lugina thotë se po i afrohet fundi Vuçiqit dhe pushtetit të tij

I Z

Nuk kemi gjetur ende zgjidhje për ndaljen e naftës ruse

Xh M

Për shkak të sanksioneve, Rusia është bërë tregu i tretë më i madh për pagesa me juan

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More