Agjencia Zhurnal.mk.

Stafa: PD duhet të dalë nga kjo gjendje, askush nuk diskuton çfarë po ndodh me qeverinë Rama

Gazetari, Osman Stafa, gjykon se Partia Demokratike, forca kryesore politike e opozitës në vend duket të kthehet sa më parë në shina.

 

I ftuar në Ora News, ai thotë se përplasjet brenda PD po marrin të gjithë energjitë, duke lënë të qetë qeverinë dhe mazhorancën.

Stafa: Partia Demokratike, partia më e madhe opozitare është një aset për vendin. Kanë kaluar tre muaj nga qeverisja e zotit Rama, ka diskutuar njeri se çfarë ka ndodhur?

Afera e incineratorëve, është një moment ku një qeveri mund të bjerë, të shkarkohet një ministër, publikimi i të dhënave, në cilin vend të Europës mund të ndodhë një gjë e tillë dhe nuk ka asnjë pasojë, patronazhistët asnjë lloj pasoje. Opozita duhet të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje dhe jo të zvarritet sepse nuk është vetëm interesi i atyre personave që duan të marrin karrigen por është interesi i Shqipërisë se aktualisht kemi një parti.

Related posts

Mbetën mes detit pas prishjes së skafit, roja bregdetare shpëton tre të rinj në Vlorë

D V

SPAK shpall zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

D V

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare rritje në 6.4%

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More