Agjencia Zhurnal.mk.

Stadiumi ndihmës në Gjilan pritet të jetë konform praktikave sportive të UEFA-s, kryetari Hyseni inspekton punimet

Kryetari i qytetit të Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se po vazhdon koordiminim për rifillimit e punimeve për mbarimin e projektit të Stadiumit të Gjilanit.

Përderisa ky projekt po vazhdon për vite me radhë, klubet gjilanase po përballen me vështirësi në zhvillimin e ndeshjeve, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë arsye, po punohet në stadiumin ndihmës të qytetit, në mënyrë që të ofrohen kushtet optimale për zhvillimin e ndeshjeve.

Gjatë ditës së sotme, Hyseni ka inspektuar punimet në këtë stadium, ku do të sigurohen ndryshimet e nevojshme si prerjen e rrethores, ndryshimin e shtyllave elektrike për ndriçimin e ndeshjeve dhe gjithashtu stadiumi do të jetë konform praktikave sportive të UEFA-s dhe do të përfshijë instalimin e platformave të sistemit VAR.

Njoftimi i plotë nga Alban Hyseni:

Gjilanit duhet t’i rikthehet dinjiteti edhe në sport. Projekti i stadiumit, pas diskutimeve publike me klubet sportive, gjendet në fazë të projektimit të vazhdimësisë së projektit dhe kontratës ekzistuese. Në ndërkohë, paralelisht, jemi duke punuar për realizimin e ndryshimeve të nevojshme për një stadium ndihmës për ekipet tona dhe për tifozerinë e ekipeve të Gjilanit.

Inspektimin e këtyre punimeve, po e bëjmë në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Së bashku, do të sigurojmë ndryshimet e nevojshme si prerjen e rrethores, ndryshimin e shtyllave elektrike për ndriçimin e ndeshjeve dhe gjithashtu stadiumi do të jetë konform praktikave sportive të UEFA-s dhe do të përfshijë instalimin e platformave të sistemit VAR.

Ekipet tona meritojnë tani, urgjent, kushte të mira të zhvillimit të ndeshjeve. Në ndërkohë, vazhdojmë dhe koordinimin për rifillimin e punimeve për mbarimin e projektit të Stadiumit të Gjilanit.

/Gazeta Olle/

Related posts

Forcat speciale bashkë me ato bullgare me stërvitje të përbashkëta në Ohër

Xh M

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Feronikelit përfshihet në përleshjen e madhe Skënderbeu – Kastrioti

Redaksia

Prilep, më shumë se 25 metër kub dru janë sekuestruar pa dokumentacion përkatës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More