Agjencia Zhurnal.mk.

SPM kërkon rritje të rrogave në polici

Shkup, 3 nëntor – Sindikata e Policisë në Maqedoni sot përmes një komununikate pyeti se pse në projektbuxhetin e ri për vitin e ardhshëm nuk parashihet rritje e pagave të policisë. Ata kërkojnë rritje të pagave për policinë, ndërsa kanë përshëndetur projektbuxhetin për vitin e ardhshëm të paraqitur nga ministri i Financave Fatmir Besimi.

 

Nga kjo Sndikatë dërgojnë reagim në Kuvend dhe Qeveri dhe kërkojnë rritje të pagave të policisë dhe konsiderojnë se janë të vogla dhe përqindje të premtuara për rritjen e rrogave për kategorinë e përmendur të punëtorëve, gjegjësisht një pjese të administratës.

“Ajo që na shqetëson neve si Sindikatë është se ne besojmë se punonjësit në MPB meritojnë shumë më tepër se sa asgjë e parashikuar e propozuar nga Qeveria me ribalancimin e Buxhetit. Të paktën duhet të kishit parashikuar njësoj si punonjësit e shëndetësisë, si shpërblim për rrezikun e përditshëm që marrin punëtorët në MPB”, thuhet ndër të tjera në reagimin me shkrim nga SPM.

Ata shprehin besimin se të gjithë së bashku do të forcohen dhe pavarësisht politikave do të marrin një vendim që, siç qëndron, mund të rikthejë besimin tek profesioni policë.

Related posts

Prokuroria themelon ekip për vëzhgimin e zgjedhjeve, qytetarët të paraqesin parregullsitë

Z H

Filipçe: Do të insistoj në qasje institucionale, analizë të saktë dhe kontroll në lidhje me vizitat në spitalin modular në Tetovë

D V

12 pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë, nuk kanë djegie, po mjekohen me terapi kundër Covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More