Agjencia Zhurnal.mk.

Spitali Covid në Tiranë drejt mbylljes, së shpejti nis rikonstruksioni

Pas dy vitesh pandemi, infektivi pritet të mbyllë ciklin e spitalit Covid. Së shpejti, spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, do të boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.

 

Heqja e pajisjeve ka filluar, por mbyllja e plotë varet nga ecuria e pacientëve që ndodhen ende në këtë shërbim.

Mjekja Entela Ramosaço tregon se pas mbylljes së infektivit, pacientët më coronavirus do të marrin trajtim në spitalin Covid-3. Në këtë periudhë, me zbehjen e valës “Omicron” janë ulur shtrimet dhe humbjet e jetës. Por mjekët thonë se ende ka raste të rënda te personat që kanë neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe vaksinën.

Edhe pse vala Omicron po shkon drejt fundit, mjekët thonë se coronavirusi do të jetë ende në qarkullim. Ndaj rekomandojnë vaksinimin me dozën e tretë veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut, raporton A2 CNN. 

Related posts

Balluku inspekton në Korçë masat për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore

D V

Një alternativë ku të kaloni fundjavën, Rama publikon pamjet mahnitëse nga Durrësi

D V

Rama: Do të punojmë me Azerbajxhanin për gazifikimin e Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More