Specia para dy ditëve korri fitore kundër ekipit të Napolit dhe atë në stadiumin napoletan si mysafir.
Ndoshta kjo fitore nuk pritej duke patur parasysh se Napoli po lufton për titull ndërsa Spezia po lufton për mbijetesë, shkruan Zhurnal.
Deri këtu ndoshta gjithçka është në rregull. Por ajo që habitë më tepër është se Spezia këtë ndeshje e fitoi duke mos patur asnjë goditje në portë nga ekipi mysafir.
Napoli kishte shtatë gjuajte në portë por asnjë gol i realizuar, ndërsa Specia nuk kishte asnjë gjuajte. Goli në fakt erdhi nga një devijim i Juan Jesus, dhe u regjistrua si auto gol.
Kështu, Specia bëhet ekipi i parë që shënon fitore duke mos patur asnjë goditje në portë që nga viti 2004/2005.
