Agjencia Zhurnal.mk.

Spektakël në Staples Center, Lakers mposhtin Miamin pas vazhdimeve

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Staples Center të Los Angeles, ku Lakers ka mposhtur Miami Heat.

Ka qenë një ndeshje e baraspeshuar ku u desh që dy ekipet të luajnë në vazhdime për tu përcaktuar fituesi.

Lakers kanë triumfuar me tri pikë diferencë 120:117, derisa koha e rregullt përfundoi 112:112.

Përkundër mungesave të mëdha si LeBron James, Rajon Rondo, Trevor Ariza e Kendrick Nunn, Lakers kanë marrë fitoren e dytë radhazi.

Malik Monk ka qenë më efikasi në këtë sfidë me 27 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Me lojë fantastike u dallua edhe Russell Westbrook që arriti ‘Triple-Double’ me 25 pikë, 12 kërcime e 14 asistime, derisa Anthony Davis shtoi 24 pikë të tjera e 13 kërcime.

Ndeshjen me pikë dyshifrore e mbyllën edhe Averey Bradley me 17 pikë, Carmelo Anthony me 12 dhe Wayne Ellington me 12 të tjera. 

Rezultatet:

Cleveland Cavalier – Washington Wizards 94:97
Orlando Magic – Brooklyn Nets 90:123
Boston Celtics – Toronto Raptors 104:88

Houston Rockets – Detroit Pistons 104:112

New York Knicks – Milwaukee Bucks 100:112

Chicago Bulls – Dallas Mavericks 117:107

Memphis Grizzlies – Charlotte Hornets 108:118

New Orleans Pelicans – Oklahoma City Thunder 100:108

San Antonio Spurs – Sacramento Kings 136:117

Denver Nuggets – Indiana Pacers 101:98

Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 119:109

Golden State Warriors – Minnesota Timberwolves 123:110

LA Lakers – Miami Heat 120:117

Related posts

Juventusi dhe Lazio projektojnë shkëmbimet, Arthur dhe Luis Alberto në tavolinën e bisedimeve

D V

Chiellini: Juve kanë nevojë për kohë, por nuk ka durim

D V

Sarri: Mos më krahasoni me Mourinhon, te Lazio mund të jap më të mirën time!

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More