Agjencia Zhurnal.mk.

Specifikat kryesore Samsung Galaxy Watch5 dhe Watch5 Pro

Samsung ka bërë një hap të madh vitin e kaluar kur e hoqi sistemin e saj operativ për orë Tizen OS dhe filloi ta përdorë sistemin operativ të Google, Wear OS në krye me softuerin e saj One UI.

 

Ajo që e bënë ia vlejti, për shkak se apetiti për orët e mençura mbeti i njëjti, dhe ju merrni një integrim dukshëm më të mirë të orës me telefonin tuaj Android.

Nga ana harduerike, ka pasur disa ndryshime, por që këto janë ndryshime të mirëpritura. Modeli Pro tani ka një kapacitet prej 590mAh, pothuajse dyfish më të madh se modeli paraardhës i tij.

Ndërsa modeli tjetër Watch5 gjithashtu merr bateri me kapacitet më të madh, por përmirësimi i saj është më modest, tani ka kapacitet prej 410mAh në krahasim me baterinë e Watch4 që kishte kapacitet prej 361mAh, raporton GSM Arena.

Një përmirësim tjetër i cili ja vlen që të përmendet, është se seria e re e Watch5 ka një kristal safiri i cili e mbron ekranin, ndërsa Watch5 Pro shkon një hap më tutje me trupin e saj prej titani.

Sa për pjesën tjetër të harduerit, është pak a shumë identike pasi që të 4 seritë e orëve veprojnë me platformën e njëjtë Exynos W920, përdorin ekranin e njëjtë Super AMOLED me madhësi 1.4 inç me rezolucion 450 x 450 dhe kanë setin e njëjtë të sensorëve.

Kjo përfshin monitorin ECG e gjithashtu edhe monitorin për matjen e shtypjes së gjakut. Watch5 Pro ka gjithashtu edhe sensorin për matjen e temperaturës trupore si bonus, sensor ky i cili mund të jetë i dobishëm për këto kohë.

Edhe pse të vogla, këto ndryshime mund të keni jo pak ndikim në përvojën e përdoruesit.

Related posts

Elon Musk e mban fjalën, dërgon pajisje të Starlink dhe Space X në Ukrainë për të ofruar internet falas

D V

Twitter po teston lejimin e postimit të mesazheve deri 2500 fjalë

Lea Muslija

WhatsApp së shpejti vjen me një risi që do t’i gëzojë përdoruesit

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More