Agjencia Zhurnal.mk.

Specifikat e Mitsubishi Triton 2023, largohet motori me benzinë ndërsa rritet çmimi

Është publikuar linja e Mitsubishi Triton 2023, teksa kamionçina e markës japoneze më nuk do të ofroi motor me benzinë – dhe asnjë nga variantet nuk ka çmim më të lirë se 20 mijë euro.

 

Çmimet janë rritur përsëri, vetëm 6 muaj pasi që Mistubishi kishte bërë një ngritje të çmimeve prej 5,700 eurove – përderisa Triton 2023-shit i është shtuar edhe një model “limited-edition” i prezantuar menjëherë pas variantit kryesor GRS.

Triton Sport Edition i ri ka një numër të kufizuar prej vetëm 400 veturave në Australi dhe ndërtohet mbi paketën Deluxe të GLS, e cila përfshinë ulëset e përparme me ngrohje, veshje të dyerve me lëkurë dhe kamerë me pamje rrethuese.

Por kjo paketë e re Deluxe shton edhe një numër të përditësimeve të stilit, duke përfshirë theksime me ngjyrë të kuqe në pjesën e jashtme, tabela, dhe një interier me lëkurë ngjyrë të zezë me qepje me kontrast të kuq, raporton Drive.

Mitsubishi ka larguar motorin 2.4 litërsh me benzinë me katër cilindra nga modeli më i lehtë GLX, që besohet të jetë hera e parë që gama Triton ofrohet pa një motor me benzinë që prej se ky model filloi të shitet në treguan australian para 36 viteve.

Tani të gjitha modelet e reja Triton vijnë ekskluzivisht me një motor 2.4 litërsh turbo-dizel me katër cilindra që prodhon 133kW dhe 430 njuton metër.

Një transmision automatik me 6 shpejtësi është në dispozicion për të gjithë linjën, me një transmision manual gjithashtu me 6 shpejtësi që ofrohet në disa variante të 4×2 dhe 4×4.

Pretendohet se konsumi i naftës di të jetë prej 7.8 litra deri në 8.6 litra për 100 kilometra, e cila varet sipas konfigurimit.

Related posts

Koncepti MG Maze është një veturë elektrike radikale e qytetit e frymëzuar nga video lojërat

D V

Ferrari i Formula 1 dhuron spektakël në autostradën çeke

Lea Muslija

Çfarë e shkaktoi zjarrin? Pamje që tregojnë një Model S i Tesla-s pasi u përfshi nga flakët në një qendër servisimi në Georgia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More