Agjencia Zhurnal.mk.

Specialja: Policia e Kosovës ka një muaj kohë të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të ofrojë garanci për lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasmi Haradinajt.

 

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia ka kohë deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

“Policia e Kosovës të ofrojë informacion lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Gucatit dhe Haradinajt. Trupi gjykues II urdhëroi policinë e Kosovës që deri më 26 nëntor 2021 të ofrojë informacion, ndër të tjera, lidhur me autorizimet dhe kapacitetet e saja lidhur me lirimin e mundshëm të përkohshëm të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Ndryshe, Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.

Related posts

Reagon këshilltari i Vjosa Osmanit, pasi Kushtetuesja refuzoi ta interpretojë kërkesën e Presidentes për emërimin e dy anëtarëve të KQZ-së

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për armëmbajtje pa leje

N E

A rrezikohet Kosova nga varianti coronavirusit Delta?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More