Agjencia Zhurnal.mk.

Speci i kuq ngre imunitetin dhe është gjithashtu i mirë për dietë

Speci stimulon punën e zorrëve dhe veshkave dhe është i pasur me minerale

 

Speci i kuq është shumë i dobishëm për ruajtjen e shikimit dhe në luftën kundër llojeve të ndryshme të infeksioneve.

Rrit imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e kancerit dhe ushqen sistemin nervor, transmeton Telegrafi.

Është me rëndësi të madhe që gjithashtu ka një efekt antidepresiv, stimulon tretjen e ushqimit dhe ka një efekt pozitiv në punën e veshkave dhe zorrëve.

Pra, specat e kuq, si të gjithë specat e tjerë, janë të shkëlqyeshëm për një dietë, veçanërisht sepse janë të pasura me minerale, veçanërisht me kalium.

Përveç kësaj, një numër i madh i fitokimikateve në speca të kuq kanë veti antioksiduese, kështu që ato mund të parandalojnë ose zvogëlojnë simptomat e shumë sëmundjeve.

Speci i kuq ose ndryshe speci gogozhare ka vitaminë C më të lartë se portokalli apo limoni.

Në rast se keni probleme me sistemin tretës, speci i kuq është ushqim të cilin duhet ta konsumoni me masë të duhur.

Related posts

Mjekja tregon kur ndërrmeret ndërhyrja për heqjen e tiroides, rreziqet dhe rezultatet

Xh M

Depresioni mund të shkaktohet nga mungesa e kësaj vitamine

D V

Ndryshimet delikate në fytyrën tuaj mund të nënkuptojnë një tiroide nën-aktive

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More