Agjencia Zhurnal.mk.

SPB Tetovë: Shqiptohen katër masa për automjetet me ngarkesë

SPB Tetovë njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara ndaj automjeteve me ngarkesë, me çka janë shqiptuar 4 masa.

“Më datë 06.05.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 12:00, është kryer kontroll aksion ndaj automjeteve të ngarkesave në zonën e SPB-Tetovë.

Njëkohësisht, 4 drejtues automjetesh (TE-1 dhe GV-3) janë sanksionuar për drejtimin e automjeteve me parregullsi në pajisjet e frenimit. Ata menjëherë janë përjashtuar nga trafiku.

SPB-Tetovë edhe një herë apelon te personat juridikë dhe fizikë që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, të rregullojnë dokumentacionin përkatës dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në rrugë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Related posts

Është zhdukur një grua nga Kumanova

Xh M

Tetovari e denoncon si të zhdukur bashkëshorten, “u largua nga shtëpia e prindërve të saj”

Xh M

Të arrestuarit për vrasjen e Vanja Gjorçeskës ndodhen në burgun e Shkupit

Xh M