Agjencia Zhurnal.mk.

SPB Tetovë prej orës 9 deri në orën 15 ka zbuluar shtatë autobusë me parregullsi

Tetovë, 24 nëntor – Policia e komunikacionit sot prej orës 9 deri në orën 15 në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë zbatuar masa të përforcuara kontrolluese me të cilat ishin përfshirë autobusë të cilët kryejnë transport publik. Gjatë kësaj janë zbuluar dhe sanksionuar shtatë vetura të tjera.

“Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar shtatë autobusë me parregullsi teknike prej të cilëve gjashtë në rajonin e Tetovës dhe një në rajonin e Gostivarit. Prej tyre, katër në rajonin e Tetovës dhe njëri në rajonin e Gostivarit nuk i kanë pasur frenat në rregull, përderisa të tjerët pajisje jo të rregullt për menaxhim dhe mungesë të pajisjes PP aparat”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Të gjitha automjetet me parregullsi janë larguar nga komunikacioni dhe kundër shoferëve dhe firmava, persona juridikë, do të vijojnë parashtresa adekuate.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy