Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski takon përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar për BP, Stjuart Piç

Shkup, 28 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pati takim me përfaqësuesin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sër Stjuart Piç, ku mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Methu Loson, kumtoi sot MPB.

 

Në takim, nga ana e ministrit Spasovski u shpreh falënderim i posaçëm për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme aktive në përballjen me sfidat dhe realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut që rezultoi me anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në. Posaçërisht, sipas Spasovskit, përkushtimi maksimal në ndërtimin e partneritetit rezultoi me procese të suksesshme reformuese në MPB dhe në përgjithësi në shërbimet e sigurisë, si dhe në pjesën e përforcimit të kapaciteteve të Ministrisë.

“Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Piç, duke uruar për Marrëveshjen e nënshkruar me FRONTEKS-in, që është e rëndësishme edhe për sigurinë në Evropë, e posaçërisht duke e pasur parasysh faktin që ishte nënshkruar në gjuhën maqedonase, e konfirmoi përkushtimin në ndërtimin e raporteve të partneritetit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me dëshira dhe shpresa për përforcimin e tyre, posaçërisht duke i pasur parasysh sfidat globale aktuale, si agresionin rus në Ukrainë, krizën energjetike, sulmet kufitare, hibride dhe sigurinë kibernetike dhe të ngjashme, ku secili ka nevojë për aleatë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan se emigracioni është problem dhe sfidë e sigurisë, ndërsa meqenëse krimi gjen rrugë dhe forma të reja, bashkëpunimi në zgjidhjen e sfidave globale të sigurisë është i domosdoshëm.

“Duke u nisur nga fakti se dy shtetet ndajnë sfida të ngjashme, i cek se qëllimet kryesore drejt të cilave janë të kahëzuara përpjekjet janë ruajtja e sigurisë së kufijve dhe qytetarëve, por edhe qasja humane ndaj refugjatëve. Me atë rast, ministri Spasovski e informoi të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar rreth historisë së Marrëveshjes së FRONTEKS-it, por edhe për 70 për qind të funksionit të rritur zbulues të policisë në pjesën e tentimeve për kalim ilegal të kufirit nga ana e emigrantëve, të cilët më shpesh e shfrytëzojnë kufirin jugor”, thonë nga MPB.

Gjatë takimit u shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, me bindje të përbashkët për zgjerimin dhe përforcimin e tij, si mike dhe partnere tashmë të dëshmuara.

Related posts

Profesorët Xhevat Lloshi dhe Rami Memushaj mbajtën ligjërata për organizimin e teksteve të përkthyera dhe për semantikën

D V

Mitreski: Shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe do të rritet, presion ndaj Rexhepit ka bërë opozita

D V

2 orë pritje për të kaluar kufirin në Tabanoc

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More