Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Spekulime janë informacionet për tuba me karburant në autobusin e “Besa Transit”

Shkup , 25 nëntor – Spekulimet në opinion për tuba me karburant, piroteknikë dhe kështu më tutje vetëm e dëmtojnë hetimin, nuk e ndihmojnë. Sipas informacioneve të mia që i kam, nuk bëhet fjalë fare për tuba me benzinë, të cilat mund të jenë shkak për aksidentin, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në deklaratën për BTV bullgare.

Ai shtoi se  beson thellë në organet hetuese të Bullgarisë.

“Lëmë që hetimi t’i vërtetojë të gjitha faktet dhe kuptohet të dhënat më relevante duhet të vijnë  nga organet shtetërore të Bullgarisë. Ne duhet t’i konfirmojmë shkaqet për aksidentin, nëse kjo është nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i autobusit”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se Drejtoria doganore dje ka ndërmarrë aktivitet lidhur me pastrimin e procedurave, me ç’rast dy doganierë janë suspenduar dhe është zbatuar përgjegjësi disiplinore për udhëheqësin.

“Nevojitet hetim i detajuar dhe përgjegjësi penale për çdo person që ka marrë pjesë në veprime të këtilla”, shtoi Spasovski. 

Related posts

Analizë / Visar Ganiu vetëm për një mandat, një sërë projektesh shumë të rëndësishme për banorët e Çairit

Redaksia

Gjithsej 13 lista të partive politike për zgjedhjet në këshillin komunal në Tetovë

Z.H

Ballkani – Prishtina, mësohet data kur do të zhvillohet dueli i mbetur i xhiros së 14-të ?

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More