Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski qetëson: Për momentin nuk ka indikacione për përkeqësim të sigurisë

Shkup, 22 shtator – Për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë. Në përgjithësi, siguria është një sfidë serioze për shkak të zhvillimeve me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Shërbimet tona të sigurisë punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

Në deklaratën për mediat pas hapjes së Debatit shkencor – profesional me temë “Siguria publike dhe private – përmes koordinimit dhe bashkëpunimit për parandalimin e përbashkët të rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë”, që mbahet në Fakultetin Filozofik në Shkup, ministri Spasovski tha se anëtarësimi në NATO praktikisht garanton sigurinë tonë.

“Rëndësinë e këtij anëtarësimi në NATO mund ta shohim tani, në momentet kur kemi një konflikt kaq serioz. Kështu që të gjitha zhvillimet në atë plan duhet të na mbajnë zgjuar, si shërbime sigurie, përndryshe, këtu nuk kemi indikacione për shqetësim dhe në lidhje me migrantët praktikisht nuk kemi rritje të numrit të tentativave të paligjshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha ai.

Spasovski shtoi se kemi një rënie të numrit të migrantëve ilegalë, por gjendja rreth krizës së migrantëve ndiqet vazhdimisht dhe në bazë të parametrave bëhet reagimi i duhur.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse e di se kur do të nënshkruhet kontrata me FRONTEKS, ai u përgjigj se pret që ajo të ndodhë muajin e ardhshëm.

“Unë pres ndoshta muajin tjetër. Se të gjitha procedurat formale do të përfundojnë brenda Bashkimit Evropian dhe ne do të jemi në gjendje ta nënshkruajmë, sigurisht që do të jetë marrëveshja e parë në nivel BE-Maqedonia e Veriut, e cila do të nënshkruhet diku në fund të tetorit”, tha ministri Spasovski.

Related posts

Janë sanksionuar 166 drejtues të automjeteve në Shkup

Z.H

140 zjarre brenda muajit në vend, si po menaxhohet situata?

Xh M

Korridor i ri tranziti energjie drejt Ballkanit dhe Europës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More