Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Problemi me emigrantët do të thotë kërkim të vazhdueshëm të zgjidhjeve të vendeve për sfidat të cilat që i sjell migrimi

Shkup, 13 nëntor 2021 (MIA) – Problemi me emigrantët nënkupton kërkim të vazhdueshëm të zgjidhjeve të vendeve për sfidat të cilat i sjell migrimi, por edhe vendosmërinë me aktivitetet e përbashkëta t’i menaxhojmë këto rrjedha  të migrimit, vazhdimisht duke gjetur mundësi për avancimin e formave ekzistuese të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. si dhe në rajon, ashtu edhe më gjerë”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme me temë “Kriza e emigrantëve dhe vendeve të Ballkanit-Rajoni i Adriatikut”, në organizim të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë-IPA në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në konferencë morën pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski, udhëheqë i IPA në vend dhe mysafirë nga vendet fqinje, përfaqësues të Fronteksit, Sindikatës së Policisë së Maqedonisë dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

“Unitetin dhe partneritetin që nëpunësit e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me kolegët e tyre të tetë vendeve evropiane e treguan gjatë krizës së emigrantëve në kufurin jugor, ku po ndodhin edhe përpjekjet më të mëdha për kalim ilegal të kufirit, me qëllim që të arrihet deri në vendet e Efropës Perëndimore, janë tregues se vetëm me forca të përbashkëta mund të përballemi me sfidat serioze të emigrantëve. Nga këtu, thellësisht besoj se edhe Asociacioni ndërkombëtar i Policisë, përmes kredibilitetit  që e ka dhe rrjetin e vet tashmë të krijuar, mundet në një masë të madhe të kontribuojë për zgjerimin e një bashkëpunimi të tillë dhe gjetjen e moduleve të reja për mbështetje në përpjekjet për përballjen jo vetëm  me migrimin ilegal, por edhe me të gjitha format e krimit”, theksoi Spasovski.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski, ndërkaq në fjalimin e tij potencoi se paralelisht me sfidat me të cilat po përballen emigrantët, si nga aspekti i sigurisë, ashtu edhe ai humanitar, sfida kanë edhe shtetet nëpër të cilat ata kalojnë dhe në këtë drejtim aktivitetet e policisë janë drejtuar edhe në pjesën e parandalimit dhe paralajmërimit të hershëm, por edhe në dhënien e përgjigjes fillestare në pjesën e përballjes me problemin me emigrantët.

Related posts

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të lehtë

Z H

Deponia “Drislla” bëhet me drejtor të ri

Z H

LSM: Sot 92 për qind e punëtorëve duhej të pushonin, ndërsa të tjerët të marrin mëditje më të larta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More