Shkup, 6 qershor – Parandalimi i delikuencës së fëmijëve dhe rritja e rezistencës midis të rinjve nga të gjitha llojet e krimit është prioritet strategjik për mirëqenien e fëmijëve, familjeve dhe shoqërisë në tërësi, deklaroi ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në video-fjalimin në ngjarjen rajonale “Përforcimi i rezistueshmërisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit midis të rinjve në Evropën Juglindore”.
Sipas ministrit, pikërisht këto dy lëmi janë fusha kyçe në të cilat Bashkimi Evropian, përkatësisht Komisioni Evropian me vite ka drejtuar vërejtje dhe ka dhënë rekomandime për përmirësimin e mëtejmë.
“Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë fusha në luftën dhe parandalimin ndaj të cilave Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon resurse materialo-teknike, por edhe resurse njerëzore për ndërtimin e kapaciteteve të saja. Poashtu, me vetëmohim të madh jemi përfshirë në bashkëpunimin ndërkombëtar, i vendosur në nivel të ekspertësve dhe në nivel operativ, me qëllim etablimin dhe nxitjen e kulturës së veprimit të përbashkët me përkushtim në luftë kundër këtyre fenomeneve”, theksoi ministri Spasovski.
Spasovski informoi për Strategjinë Nacionale dhe Planin Aksional për Parandalim dhe Mbrojtje të Fëmijëve nga Dhuna në harkun kohor 2020-2025 të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në të cilën, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, së bashku me institucione të tjera relevante dhe partnerë ndërkombëtarë kishin pjesëmarrje aktive si në hartimin, poashtu edhe zbatimin e tyre.
Ai e përmendi edhe Këshillin shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve i krijuar në pajtim me Ligjin për drejtësi për fëmijët, në të cilin marrin pjesë profesionistë, punëtorë profesional dhe shkencor, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe publike, shoqëritë civile me qëllim qasje të organizuar në parandalimin të delikuncës së fëmijëve.
“Me sjelljen e Ligjit për drejtësi për fëmijët, Republika e Maqedonisë së Veriut bëri një hap të madh në pjesën e mbrojtjes të të drejtave dhe interesit të fëmijëve, kurse me konceptin e ri të Ligjit ia arriti harmonizimit me standardet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve si dhe u krijua një koncept gjithëpërfshirës që synon në të mirën e fëmijëve të cilën kanë ardhur në kontakt me sistemin e drejtësisë, kurse është në interesin më të mirë të tyre”, theksoi ministri Spasovski.
Në fund të fjalimit të tij, ministri Spasovski potencoi se viti 2023 është vit i suksesshëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar, kurse janë më të njohura edhe sukseset në realizimin e funksionit represiv.
“Jam i bindur se me realizimin e këtyre ngjarjeve dhe me përforcimin e besimit dhe dialogut të ndërsjellë, do të mundemi për një kohë shumë të shkurtër të themi se parandalimi i kriminalitetit dhe fenomeneve nga kriminaliteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut po marrin në intensitet, kurse rezultatet shënojnë një trend të rritjes”, tha minsitri Spasovski.
Ngjarja organizohet në kuadër të Kryesimit të vendit tonë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, kurse me organizimin e përbashkët me Departamentin për Kërcënime Transnacionale të OSBE-së dhe Iniciativës Globale për Luftë Kundër Kriminalitetit të Organizuar Transnacional.