Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski prezanton buxhetin e MPB-së për vitin 2022, parashihet dhe rritje e rrogave për 5%

Shkup, 26 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e prezantoi Projekt-buxhetin e MPB-së për vitin 2022, në vlerë të përgjithshme prej 10 miliardë e 410 milionë denarëve, të planifikuar në përputhje me komponentën zhvillimore për përmirësimin e punës dhe realizimin e të gjitha aktiviteteve që janë në kompetencë të Ministrisë, si dhe mbarëvajtjen e saj dhe punën për arritjen e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike bazë.

 

Sipas Spasovskit, ky buxhet pasqyron plotësisht përpjekjet dhe prioritetet e MPB-së për reforma të vazhdueshme sistematike të policisë, duke vendosur parimet e sundimit të ligjit në fushën e sigurisë, si një nga faktorët më të rëndësishëm për prosperitet. të vendit.

Projektbuxheti i MPB-së parashikon rritje të pagave për punonjësit për pesë për qind, me qëllim vazhdimin e procesit të harmonizimit të pagave të pjesëtarëve të MPB-së konform marrëveshjes ekzistuese për rritjen e pagave. Janë paraparë edhe mjete bonus pagash, theksoi Spasovski, për kryerjen e mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor gjatë vitit 2021.

Përmes realizimit të Buxhetit të parashikuar, theksoi Spasovski në konferencën e sotme për shtyp, arrihen dy qëllime themelore, e para është vazhdimi i konceptit të vendosur të policisë si shërbim ndaj qytetarëve. Qëllimi i dytë është krijimi i policisë moderne, të pajisur, profesionale, efikase, por edhe të kënaqur, e cila në mënyrë të ligjshme, profesionale, transparente dhe të përgjegjshme do të garantojë sigurinë e plotë të tyre personale dhe pasurore dhe do të vazhdojë të merret me vendosmëri dhe pa selektim të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe të punojë me sukses në parandalimin e të gjitha formave të terrorizmit dhe akteve të tjera antikushtetuese.

Duke elaboruar buxhetin, Spasovski theksoi se qëllimi është që të thellohet partneriteti mes qytetarëve dhe punonjësve policorë që do të vazhdojë të japë rezultate edhe më efektive për sigurinë dhe mbrojtjen, për ruajtjen e rendit dhe qetësinë publike dhe mbrojtjen e të mirave materiale të qytetarëve. Si pjesë e projekteve nga të cilat do të përfitojë drejtpërdrejt komuniteti, tha ai, është edhe vazhdimi i projektit për rindërtimin dhe ndërtimin e stacioneve policore.

Ai përkujtoi se me këtë menaxhmenti në vitet e kaluara ka rikonstruktuar tërësisht 63 objekte në mbarë vendin dhe janë zbatuar masa për efikasitet energjetik. Spasovski për ilustrim e theksoi rishikimin e shpenzimeve për energjinë e dorëzuar në krahasim me vitin 2017 dhe 2021, duke theksuar se në segmente të caktuara bëhet fjalë për kursime 100 për qind, përkatësisht gjithsej në nivel të MPB-së, bëlhet fjalë për 5 miliardë e 376 milionë denarë kursime të parave publike. Kjo, theksoi Spasovski, flet për marrëdhëniet e brendshme të arritura me këto përpjekje për rindërtim.

Related posts

Osmani: Punohet në identifikimin dhe transferimin më të shpejtë të viktimave në Shkup

Z H

Tryezë e rrumbullakët me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave

D V

Analizë: Nga pamundësia për t’i realizuar, BDI fshinë të gjitha premtimet nga interneti!?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More