Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Pres që në mënyrë të qetë të kalojë hapja e klubit në Bllagoevgrad

Shkup, 30 Tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski  pret që hapja e klubit kulturor maqedonas në Bllagoevgrad të kalojë qetë.

 

Ai në ditarin e Tv Sitel u pyet nëse pret që të kalojë qetë ngjarja dhe cila është mundësia  për ndonjë problem  duke e pasur parasysh atë që janë paralajmëruar protesta, ai u përgjigj se tensione gjithmonë ka, por shërbimet e sigurisë janë ata që duhet ta ruajnë paqen dhe stabilitetin.

“Në përgjithësi kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha shërbimet e sigurisë, ministritë e rajonit dhe kjo është detyra e jonë, e çdo shërbimi, e çdo MPB-je, të ruhet para së gjithash siguria nacionale dhe siguria e qytetarëve dhe e shtetit, por të ruajmë edhe të gjithë së bashku sigurinë rajonale. Kështu, ekzistojnë informata, të dhëna, shkëmbehen këto informata dhe të dhëna, realizohen vlerësime të rrezikut në çdo pjesë dhe absolutisht jam i bindur se si ndërmerren masa në RMV për organizimin e çdo eventi, do të duhet të sigurohet edhe ky event i cili do të organizohet në Bullgari”,  theksoi Spasovski.

Related posts

Shumica në Kuvend si kantari i duqanxhiut, herë luhatet në një anë, herë në tjetrën

I Z

Ristovski: Me Bullgarinë ne u treguam të dobët, duhej të ndiqnim shembullin e Finlandës

Xh M

Ganiu promovon projektet e realizuara para banorëve të Gazi Babës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More