Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Po punohet në vërtetimin e përgjegjësisë për aksidentin në të cilin u përfshi Zoran Mileski

Kumanovë, 6 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në ndërtesën e rikonstruuar të SPB-së Kumanovë, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deri ku është hetimi për aksidentin në të cilin është përfshirë Zoran Mileski-Kiçeec dhe nëse janë të përfshirë shtetasit serb, tha se shërbimet profesionale punojnë në vërtetimin e përgjegjësisë.

 

“Unë sinqerisht ndjej keqardhje për aksidentin që ndodhi dhe që ka një person të vdekur, kjo është humbja më e madhe, për të gjitha aspektet tjera do të tregojnë të gjithë ekspertët tjerë në MPB, saktë do të konfirmohet se kush është fajtor dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi. Ne i kemi identitetet, punohet në atë dhe nëse ka ç’farëdo lloj lidhshmërie, me diçka të dyshimtë për atë do të ndërmerren masa”, deklaroi ministri.

Spasovski duke u përgjigjur në pytjen e gazetarëve pse në prezantimin e ndërtesës së rikonstruuar të SPB-së Kumanovë nuk mori pjesë kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski tha se asnjëri nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk është ftuar në ngjarje.

“Megjithatë, tashmë fillon fushata parazgjedhore dhe siç e shihni, asnjëri nga kandidatët për kryetarë të komunave të cilët përmenden nuk janë këtu. Do të ishte jofalënderuese të vijnë në një ndërtesë për të cilin nuk kanë investuar asgjë dhe të jetë i pranishëm vetëm njëri nga kandidatët, ashtu që nuk dua ta politizoj këtë pjesë”, deklaroi Spasovski.

Related posts

Zaev: Vendimi më i mirë ishte hapja e shkollave

Z H

Stevco Jakimovski do të kandidojë përsëri për kryetar të Karposhit

N E

Moti në Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More