Shkup, 17 prill – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për gazetën ditore gjermae “Neue OZ” duke u përgjigjur në pyetjen se a është e nevojshme përkrahja nga Agejncioni Evropian FRONTEKS në pjesën e menaxhimit me kufijtë, theksoi:
“Maqedonia e Veriut gjendet në një pozicion shumë specifik gjeografik. Migrantët udhëtojnë nga Greqia, shtet i BE-së, nëpër një vend i cili nuk është antëar i BE-së, kurse pastaj përsëri hyjnë në BE. Kjo është sfidë për Maqedoninë e Veriut dhe për Bashkimin Evropian. Për këtë, logjikisht se duhet të bashkëpunojmë me BE-në në kufi. Në të vërtetë, kjo nuk është asgjë e re për ne. Shtatë vjet bashkëpunojmë me vendet e BE-së në menaxhimin me kufijtë. Sistemimi i Fronteks-it është zhvillim logjik i këtij bashkëpunimi”, tha Spasovski.
Spasovski ishte decid edhe në lidhje me pyetjen për kamp të mundur për refugjatët të BE-së në territorin maqedonas:
“Qëndrimi ynë është i qartë: Në Maqedoninë e Veriut nuk zbatohen procedurat për azil për vendet tjera të BE-së dhe kjo nuk do të ndryshojë. Nëse Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në Bahkimin Evropian, kjo mund të ndryshojë. Por derisa nuk është ashtu, këto qendra do të mbesin të përjashtuara”, theksoi Spasovski.