Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Parakusht për sfidat globale të sigurisë është bashkëpunimi ndërkombëtar

Shkup, 2 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dhe nesër merr pjesë në Forumin Ministror BE- Ballkani Perëndimor që në organizim të Presidencës sllovene me BE-në mbahet në Bërdo të Kranjës në Republikën e Sllovenisë, ku gjatë tri sesioneve të punës kushtuar emigrimit, luftës kundër terrorizmit dhe përballjes me krimin e organizuar, i prezantoi qëllimet dhe aktivitetet strategjike të vendit tonë nga sfera e sigurisë dhe zbatimit të ligjeve.

Forumi ka për qëllim që të nxisë diskutim në tema nga sferat e punëve të brendshme dhe drejtësisë, nga kapitujt 23 dhe 24 nga skriningu për procesin parainkaudrues për anëtarësim në Union.

Në kuadër të sesionit për emigrimin, azilin dhe kufijtë e jashtëm, Spasovski, siç informojnë nga kabineti i tij, mes tjerash, ka potencuar se përveç zhvillimit të mëtutjeshëm të sistemit nacional për menaxhim të integruar kufitar sipas koncepteve dhe standardeve të BE-së në të gjitha format e punës kufitare, vazhdon bashkëpunimi intensiv me agjencitë Frontex – EBCGA и Europol, edhe atë në të gjitha domenët operativë, zhvillim dhe hulumtim, e deri në trajnime dhe edukim profesional – teknik.

Në sesionin kushtuar luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si një nga çështjet me prioritet për sigurinë evropiane, Spasovski, thuhet në kumtesë, e ka theksuar nevojën për gatishmëri dhe rezistencë si në nivel lokal, ashtu edhe në nivel nacional por edhe nivel ndërkombëtar për qëllimin e të cilit është krijuar Plan i Përbashkët Veprimi për luftën kundër terrorizmit.

Në kuadër të sesionit të punës për përballjen me krimin e organizuar, Spasovski, thuhet në kumtesë, paralajmëroi se Qeveria e RMV-së, sipas qëllimeve dhe prioriteteve të Strategjisë Nacionale për Droga 2021-2025, tashmë vitin e ardhshëm 2022 do të vendosë Sistem për paralajmërim të hershëm nga substanca të reja psikoaktive, si përgjigje e angazhimeve për përforcim dhe zhvillim të qasjeve adekuate për ulje të kërkesës dhe ofertës, si dhe për nevojë për koordinim të përforcuar mes institucioneve dhe përmirësim të sistemit të raportimit.

Related posts

Nehammer: Ukraina të mos trajtohet ndryshe nga Ballkani Perëndimor

Xh M

Seancë e Komisionit për Çështje Evropiane

D V

Regjistrimi në “Shën Kirili dhe Metodi”, përgjegjësi penale nëse aplikon diku tjetër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More