Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski nesër në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Shkup, 2 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, udhëheq një delegacion të MPB-së në Tiranë, Republikën e Shqipërisë, ku nesër do të marrë pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësia dhe Punë të Brendshme.

 

Spasovski, siç informojnë nga MPB-ja, në forum do të ketë fjalim në të dyja sesionet edhe atë: në Sesionin e parë – Punë të Brendshme me temë – “Bashkëpunim në përballjen me ndikimin e sigurisë nga agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës” dhe në Sesionin e dytë – “Forcimi” i migracionit, azilit dhe menaxhimit me kufijtë”.

Në kuadër të vizitës së punës, Spasovski, siç është paralajmëruar, do të takohet me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski dhe me përfaqësues të shoqatave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Related posts

Besimi – Pavllova: Vazhdon mbështetja nga BEI për projekte të reja për infrastrukturë

Z.H

Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi 7 milionë denarë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës

Z.H

Nënshkruhet marrëveshja ndërsistemore për lidhje me gaz me Bullgarinë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More