Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski në Zvicër do nënshkruaj memorandum për vendosjen e partneritetit për migrim

Shkup, 6 nëntor –  Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Konfederatën zvicerane.

 

Spasovski, siç kumtoi MPB, nesër në Bern do të ketë takim pune me kolegen e tij, ministren e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keler-Suter, ndërsa me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Fedearal të Zvicrës për vendosjen e partneritetit për migracion.

Në pajtim me praktikën tani të vendosur gjatë qëndrimeve dhe vizitave të punës në vendet e huaja që të realizohen takime me mërgimtarët tanë nën moton “Ta dëgjojmë zërin e të gjithëve, çdonjëri është i rëndësishëm”, Spasovski në Tringen sot do të takohet me bashkëqytetarë tanë, me qëllim të inicimit dhe shpejtimit të aktiviteteve të filluara për përmirësimin e kushteve të qytetarëve tanë në shtetet në të cilat jetojnë, potencojnë nga MPB.

Related posts

Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje, por për përballje me sfidat

Z.H

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Z.H

Shkupi është për zgjidhje të shpejtë por jo të nxituar me Sofjen, javën e ardhshme takim i ri për pakon politike të çështjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More