Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: MPB është ndër institucionet më transparente

Shkup, 21 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur takim pune me përfaqësues të organizatës civile “Eurotink – Qendra për Strategji Evropiane” me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm me MPB-në në fushën e transparencës dhe llogaridhënies së policisë ndaj qytetarëve.

 

Në takim u përmblodhën rezultatet e projektit paraprak të përbashkët njëvjeçar “Drejt policisë transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut”.

“U pajtuam që zbatimi i tij kontribuoi në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve në të cilat funksionon policia, veçanërisht në sferën e transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes gjatë marrjes së vendimeve për punën e policisë, theksoi ministri Spasovski, theksohet në kumtesën nga MPB-ja.

Spasovski shprehu kënaqësinë që MPB-ja me “Eurotink” po hyn në realizimin e dy projekteve tjera “Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” dhe “Me këshillat lokale për parandalim drejt përmirësimit të bashkëpunimit” për periudhën e ardhshme 2022-2024.

U ra dakord që të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi që do të ndihmojë në zbatimin e këtyre angazhimeve në periudhën e ardhshme.

“Nga rezultatet e paraqitura së fundi të organizatave që merren me të drejtat demokratike, lirinë e medias dhe transparencën e institucioneve, MPB-ja është një nga institucionet më transparente në vend dhe rajon, përkatësisht Indeksi i Hapjes për MPB-në flet për përmbushje 76,10 për qind të treguesve të hapjes. Si MPB, ne mbetemi të përkushtuar për krijimin e një institucioni të hapur, të përgjegjshëm dhe transparent para qytetarëve, përmes bashkëpunimit aktiv me mediat, organizatat civile dhe qytetarët – pasqyrim i vërtetë i politikës së brendshme të Ministrisë në drejtim të ndërtimit të besimit mes qytetarëve dhe policisë, thekson MPB.

Related posts

Beqarovski: Të gjithë ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe që kanë kaluar virusin mund të flenë të qetë

D V

Kovaçevski në Bruksel në takim me profeisonistë të rinj nga MV në Belgjikë: Përvojat profesionale i hapin mundësitë për bashkëpunim në sfera më të ndryshme

D V

Tubim “Familja, para së gjithash”

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More