Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Më së miri është që Zaev të qëndrojë në të dy pozitat

Shkup, 22 nëntor – Ministri i brendshëm i vendit, Oliver Spasovski, sot Utrinski Brifing deklaroi se Qeveria dhe kabineti i saj funksionon me kapacitetin e njejtë siç ka funksionuar deri tani dhe kjo duhet të vazhdojë kështu, njofton Zhurnal.

 

Ai thotë se këto turbulenca janë normale në një botë demokratike dhe duhet të kërkohet zgjidhje.

Sa i përket mbledhjes së bordit qendror dhe eksekutiv të LSDM-së, Spasovski thotë se do të bisedohet për zgjedhjen e liderit të ri të partisë dhe do të shqyrtohen të gjitha konkluzionet.

Ai nuk pret shumë kandidatë për lider të partisë edhe pse çdosecili ka të drejtë të kandidojë për atë pozitë. Ai shton se nuk e ka ndërmend të kandidohet personalisht.

Spasovski përsëriti qëndrimet e Zaevit duke thënë se kryetari i ri i LSDM-së do të jetë gjithashtu mandatar për formimin e Qeverisë së re.

“Patjetër të ketë disa ndryshime në parti dhe Qeveri. Do të vendosin partnerët e koalicionit dhe mandatari për përbërjen e Qeverisë së re i cili do të jep vlerësim për funksionimin e deritanishëm të Qeverisë dhe do të kërkojë ndryshime aty ku ka nevojë. Më me rëndësi është mbajtja e Qeverisë dhe rezultateve të cilat do të njihen nga qytetarët”, tha Spasovski, informon Zhurnal.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë për partinë dhe Qeverinë është që për momentin Zaev të ngelet në të dy funksionet.

“Më së miri është Zaev të jetë këtu, edhe në Qeveri edhe në parti, por përshkak përcaktimeve morale nuk e di a mund të ndodhë kjo. Vendimi nuk duhet të merret me premisën se dikush është paraprirë. Sulmet janë të justifikuara ose të pabaza, por kjo nuk duhet të jetë një arsye për t’u larguar. Çështja për Zaevin se ai është indi lidhor. Një koalicion i tillë serioz me qëllime të qarta strategjike drejt eurointegrimeve, me konceptin “një shoqëri për të gjithë” ka nevojë për Zaevin. Ai i bashkon strukturat e partisë dhe koalicionit”, ka qenë decid ministri Spasovski.//Zhurnal.mk

Related posts

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

D V

Sot do të prezantohet efekti i aktiviteteve ekonomike në ZZHTI

N E

Vetëm 17 për qind e dibranëve paguajnë faturat e ujit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More