Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Është zbuluar grupi nga Irani dhe Rusia të cilët kanë bërë denoncime të rrejshme për bomba në Maqedoni

Shkup, 24 prill – Është zbuluar grupi nga Irani dhe Rusia, të cilët kanë bërë denoncime të rreme për bomba në Maqedoni, janë duke u shqyrtuar materialet që do të pasojë me ngritjen e kallëzimit penal, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski theksoi se më shumë detaje rreth grupit, se si është lokalizuar dhe kujt i ka dërguar kërcënime me bombë, do të japin pas përfundimit të hetimeve.

“Ne kemi zbuluar një grup. Për momentin po punohet për ekspertizën e materialeve dhe vërtetimin e provave në mënyrë që të bëhet kallëzim penal. Në këtë mënyrë një pjesë e atij aktiviteti kriminal të kërcënimit me bombë do të pastrohet dhe mbyllet plotësisht. Ato gjenden në bazë të aktiviteteve kriminale të ndërmarra nga Departamenti i Luftimit të Terrorizmit, Departamenti kundër krimit kompjuterik dhe Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Që në fillim, kur filluan sulmet e tilla, deklaruam se punojmë së bashku me të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë në baza ditore. Detajet e plota do të mund t’i publikojmë kur të përfundojë sigurimi i provave dhe ngritja e kallëzimit penal”, tha ministri Spasovski.

Ai tha se ekspertiza do të tregojë saktësisht se në cilën periudhë janë bërë denoncimet e rreme dhe në cilat institucione, ndonëse është e sigurt se ky hetim mbulon raportet e janarit të këtij viti, kur edhe u intensifikuan sulmet.

“Për momentin nuk mund të them se sa do të jetë numri, sepse ekspertizat nuk janë kompletuar plotësisht dhe nga ato ekspertizë do të dihet saktësisht se cilat sulme, në cilën periudhë kohore dhe në cilat institucione është drejtuar”, shtoi Spasovski.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy